Luizi dhe Kiara fotografohen mbrapa kamerave, po shkëlqejnë pranë njëri-tjetrit

17:58 | 20 Shkurt 2023

Kiara dhe Luizi prej javësh po e shijojnë një histori të bukur dashurie brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania.

Dyshja që kur organizuan një ‘dasmë’ brenda BBVA ku edhe shkëmbyen puthjen e parë janë pothuajse të pandashëm.

Mirëpo, këtë javë Kiara dhe Luizi janë të nominuar bashkë me banorin e ri, Bledi Manen dhe çifti po ndjehen të rrezikuar.

Ata këto ditë kanë dhënë mendimin e tyre se si do të rrjedhin gjërat dhe kanë shprehur shqetësimin që Kiara mund të jetë e eliminuara, përcjell ORAinfo.

Këtë së fundmi e bëri edhe moderatorja e cila i tha këngëtarit se është mësuar me prezencën e tij dhe nëse del do të ndihet bosh pa të.

E sot është publikuar një fotografi e Luizit dhe Kiarës mbrapa kamerave. Në disponim të mirë dhe pranë njëri-tjetrit, Kiara dhe Luizi po duken me të dashuruar se asnjëherë me parë në këtë fotografi.

Shpresojmë që ata vazhdojnë me buzëqeshje dhe pranë njëri-tjetrit edhe pas ditës së martë, kur njëri nga banorët e nominuar mes Luizit, Kiarës dhe Blendi Manes duhet ta lëshojë shtëpinë. /ORAinfo/

Komento: