Luizi heq dorë nga Kiara: Po zgjedh të fitoj Big Brother

16:03 | 01 Mars 2023

Luiz Ejlli ka marrë një vendim për rrjedhën e lojës brenda “Big Brother VIP Albania”.

Pas më shumë se 60 ditë brenda shtëpisë, Luizi bëri të ditur se nga sot e tutje, do të heqë dorë nga Kiara, për t’u fokusuar në lojën e tij.

Kjo deklaratë u prit me habi nga Olta por jo aq nga Kiara.

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito-Big Brother
“Zgjidh më tha mua Zhaku. Po zgjedh, do fitoj Big Brother, e me Kiarën do takohemi jashtë. Të dyja nuk i bëj dot, u bëra 67 ditë këtu”, ka thënë Luizi.

Olta: Po tërhiqesh, nga Kiara?

Luizi: Pse ha m*t kot?

Ndërkohë, Kiara sqaroi Maestron se Luizi do e ketë fokusin më shumë te loja, duke treguar në këtë formë se nuk është ndjerë keq nga ajo që tha Luizi.

Olta shtoi se nuk ka besim te fjalët e Luizit.

“Nuk i besoj veshëve që the, po tërhiqem nga Kiara dhe kam të drejtë të çuditem se është hera e parë që e dëgjoj”, është shprehur Olta.

Komento: