‘Luizi nuk është në shijet e saj’, shoku i Kiarës thotë se lidhja jashtë nuk do vazhdojë

10:06 | 21 Shkurt 2023

Luizi dhe Kira janë dy nga personazhet më të komentuar – e gjithë kjo për shkak të lidhjes që kanë krijuar.

Dyshja kanë fituar numër të madhe të fansave të cilët janë duke e përkrahur këtë lidhje, por siç duket ka edhe nga ata që mendojnë se kjo nuk do të zgjasë.

Ishte miku i Kiarës, gazetari Andi Vrapi, i ftuar në puntatën e “E Diell”, i cili tha se Luizi nuk është fare në shijet e Kiarës, mirëpo fakti që ajo qëndron 24 orë me të, e ka bërë të afeksionohet pas tij.

“Brenda shtëpisë besoj se është 70%, ndërkohë që jashtë është apo s’është 20% e besueshme si gjë. Duke e njohur Kiarën besoj që Luizi nuk është shumë i përshtatshëm për të, për historikun e marrëdhënieve që Kiara ka patur me personazhe jashtë, kështu që mendoj që aty brenda krijohen situata për shkak të faktit që je e izoluar, je vetëm me 14 persona që i sheh natë e ditë edhe s’di nga shkon. Kështu që normalisht nëse dikush tregon afeksion ndaj teje dhe ti detyrimisht duke ndejtur aq kohë me të do tregosh një farë”, u shpreh gazetari.

Ndryshe, këtë javë në nominime janë: Luiz, Kira dhe Bledi.

Komento: