Luizi thyen rëndë një rregull, “Vëllai i Madh” tregohet i ashpër me vendimin për të

11:46 | 23 Shkurt 2023

Luizi ka thyer rëndë një rregull, ndaj “Vëllai i Madh” është treguar i ashpër me vendimin për të.

Luiz Ejlli është banori i parë që vendosi që të hiqte litarin gjatë lojës me litar.

Duke qenë se i pari që heq litarin i jep avantazh një tjetri të grupit të tij, këngëtari vendosi që të rrezikonte, edhe pse del automatikisht në nominim.

Edhe pse nuk e di se kujt do i bie ky avantazh, Luizi u shpreh se ja vlen që të rrezikojë dhe menjëherë e hoqi litarin, ndërsa pjesëtarët e grupin e nisën lojën.

Ndërkohë kujtojmë se banorët do të qëndrojnë 24 orë lidhur me njëri tjetrin, duke mos e shkëputur për asnjë moment litarin. Grupi që do të shpallet fitues, do të ketë imunitet në lojë.

Gjithashtu Vëllai i Madh u ka komunikuar banorëve se nëse dikush prej tyre heq litarin qëllimisht, jo vetëm që do të skualifikohet nga loja, por do kalojë menjëherë në nominim.

Komento: