Luizi tregon çfarë do t’u bëj banorëve nëse eliminohet Kiara sonte

12:14 | 21 Shkurt 2023

Në prime-in e sotëm (e marte) njëri nga tre të nominuarit, Kiara Luizi apo Bledi, do të largohen nga shtëpia e famshme.

Ndërsa, Luizi deklaroi se nëse ikën Kiara, atëherë asnjëri banorë nuk ka për ta bërë gjumin rehat.

Këngëtari u shpreh kështu pasi moderatorja shihet si më e rrezikuara në këtë treshe.

Ndërsa, mund të ketë fatin në biletën kthyese njëri nga ta që eliminohet.

Kujtojmë se, këtë treshe në nominim i vendosi Olta, e cila në spektaklin e së shtunës ishte e favorizuara e radhës pasi fitoi lojën me litar, dhe përmes zarfit të kuq ajo kishte mundësinë të dërgonte tre banorë në televotim dhe zgjodhi këta te tre.

VIDEO:

Komento: