Lules i shkruajnë se duan të bëhen nuset e vëllait të saj

22:25 | 18 Qershor 2021

Komentuesja: Oj Lule a po m’pranon për nuse t’vëllait tënd?

Gruaja e këngëtarit të mirënjohur Medës, Luljeta Përgjecaj është mjaft aktive në rrjete sociale, ku ndiqet nga mijëra njerëz.

Lulja poston shumë shpesh fotografi të ndryshme nga përditshmëria e saj dhe arrin gjithmonë të marrë vëmendje, shkruan “Kosovarja”.

Së fundi ajo publikoi një fotografi më vëllain e saj, të cilin e uroi publikisht për ditëlindjen e tij.

“Urime ditëlindjen vëllai im 💯 ishalla i bon❤️🎂🎂 te dua shummmmmmmm @ilir7shala” ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografisë.

Pëlqimet dhe komentet ishin të shumta, sidomos nga ndjekëset e saj të cilat si duken u befasuan nga bukuria e vëllait të Lules.

Kush e ka fatin të jetë kunata e Lules, nuk i dihet.

Komento: