Lulzim Basha zbardh bisedën me Sali Berishën: “Përpara vetes nuk vendos PD dhe demokratët” – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Lulzim Basha zbardh bisedën me Sali Berishën: “Përpara vetes nuk vendos PD dhe demokratët”

23:34 | 25 Nëntor 2021

“Përpara vetes nuk vendos PD dhe demokratët”, Basha zbardh bisedën me Berishën.

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka treguar detaje nga biseda e tij me ish-kryeministrin Sali Berisha.

I ftuar në ‘Open’ Basha tha se ai ia ka thënë në sy të gjitha mendimet dhe vendimet që do të merrte, duke shtuar se Berisha kishte pohuar se “përpara vetes nuk vendos PD dhe demokratët”.
Lulzim Basha: Nuk ka kërkuar pezullimin e Sali Berishës nga grupi shteti amerikan. Këtë dua të kuptosh ti.

Eni Vasili: Ka kërkuar përjashtimin?

Lulzim Basha: Ka kërkuar jo vetëm kaq, por siç e ka pohuar disa orë më parë vetë Sali Berisha jo më larg se disa orë më parë përjashtimin nga Kuvendi distancimin e partisë. Unë nisa t’jua them por ju duhet të keni edhe durimin të më dëgjoni dhe pastaj të bëni pyetje që kanë lidhje me përgjigjen. Produkti për fat të keq i një investimi dy muaj e gjysëm apo 3 muaj i Imi, pa mbështetjen e Sali Berishës për të gjetur një zgjidhje pas një rrethane të rëndë dhe të paekuivok. Mos harroni, Partia demokratike kishte vendosur një standard në rast non grata të tjera. Parti e lindur me vlerat perëndimore.

Kishte vendosur një standard, madje kishte kërkuar një standard që zyrtarisht në rastin e Dakos, në rastin e Doshit edhe sanksione të tjera.
Në këtë moment falë investimit politik dhe personal të kryetarit të Partisë Demokratike, u arrit në një vendimmarrje të tillë që është pezullimi nga Grupi Parlamentar deri në përfundimin e çështjes gjyqësore që vetë zoti Berisha ka ndërmarrë në Francë.

Duke bërë kështu realitet premtimin e Sali Berishës në korrik se nuk do të përfshinte Partinë Demokratike dhe Grupin Parlamentar në këtë betejë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës sepse ndryshe nga ajo që ju thoni apo pretendoni dhe po shtroni ndoshta me të drejtë përpara opinionit publik, çdokush e ka të qartë dhe Sali Berisha vetë e ka të qartë se çfarë do të thotë pasoja për një forcë politike duke nisur nga izolimi në rast të mosmarrjes së një vendimi si pasojë e një vendimi shumë të fortë, shpalljes non grata të ish-liderit të Partisë Demokratike.

Guxoj të them, pa iu larguar modestisë, nuk ka pasur njeri tjetër që të arrinte nga ultimatumi i distancimit të Berishës nga parlamenti dhe partia, tek pezullimi nga grupi parlamentar si një zgjidhje. Ajo që ka rëndësi. PD nuk u përça për shkakun tim. Sali Berisha e di fare mirë pasi ja kam thënë në sy dhe ma ka thënë në sy. Më ka thënë në sy që ‘përpara vetes nuk vendos as PD dhe as demokratët’ dhe i kam thënë në sy që ‘do marr vendimet e mia si kryetar i PD’. Përgjigja e tij ka qenë se ‘ti merr vendimet e tuaja unë marr vendimet e mia’.

Komento: