Magjia e Ibrahimovic te Milani

12:34 | 04 Shkurt 2020

Milan nuk arriti të marrë më shumë se një barazim në ndeshjen e fundit kundër Hellas Verona.

Kuqezinjtë ishin duke luftuar me disa mungesa të dukshme, kryesisht Ismael Bennacer dhe Zlatan Ibrahimovic.

Në botimin e sotëm të Gazzetta Dello Sport, dallimi midis kuqezinjve me dhe pa Ibrahimoviç është theksuar, përcjell ORAinfo.

Nuk ka dyshim se 38-vjeçari është një lojtar shumë i rëndësishëm për anën e Stefano Pioli.

Me ‘Ibra’ në fushë, Milani ka një mesatare prej 1.5 golash të shënuar për çdo ndeshje, kundrejt 0.9 golave pa të.

Për më tepër, kuqezinjtë kanë një mesatare prej 0,5 gola të pranuar për çdo ndeshje në krahasim me 1.4 gola pa suedezin e madh.

Më në fund, ata gjithashtu kanë një mesatare më të lartë të gjuajtjeve për ndeshje me 38-vjeçarin (18.5 vs 15.3).

Me fjalë të tjera, prania e Ibrahimoviçit për derbin kundër Interit do të jetë thelbësore, me Milanin që kërkojnë të rrëmbejë fitoren e tyre të parë kundër rivalëve të tyre të qytetit. /ORAinfo/

Komento: