
Anglia e ka mposhtur sonte thellë Kosovën.
Lojtari britanik Harry Maguire është kujdesur që pas përfundimit të ndeshjes Kosovë-Angli, të shpreh falënderimet për popullin kosovar.

Përmes një postimi në Twitter ai tha se ishte kënaqësi qëndrimi në Kosovë dhe falënderoi të gjithë për mikpritjen, siç e quajti ai, madhështore.
“Kosovë, ishte kënaqësi – faleminderit për mikpritjen madhështore. Vend i bukur, njerëz të dashur. Ju dëshiroj fat në të ardhmen” ka shkruar Maguire.
Ndeshja Kosovë-Angli përfundoi me rezultat 0-4 në favor të Anglisë.