Majlinda Kelmendi e jashtëzakonshme, fiton të artën në Abu Dhabi

16:23 | 24 Tetor 2019

Majlinda fiton të artën në Abu Dhabi.

Majlinda Kelmendi e ka fituar medaljen e artë në grand slamin e Abu Dhabit, për herë të dytë në karrierë, pasi e mundi xhudisten italiane Odette Giuffrida në finalen e kategorisë deri 52 kilogramë të enjten.

Xhudistja kosovare e mposhti italianen pas një lufte të ashpër dhe dërrmuese në kohë shtesë, duke triumfuar me ippon në Emiratet e Bashkuara Arabe për herë të dytë në karrierë pas së artës më 2014, raporton Express.

Komento: