Majlinda Kelmendi nuk ndalet, arrin në finalen e Abhu Dhabit

12:54 | 24 Tetor 2019

Majlinda Kelmendi e jashtëzakonshme.

Majlinda Kelmendi ka arritur në finalen e Grand Slam ‘Abu Dhabi’ në kategorinë -52 kg.

Xhudistja kosovare në gjysmëfinale mposhti me pikë britanezen Chelsie Gillesin.

Në finale Kelmendi pret fituesin e gjysmëfinales tjetër mes Estrella Lopez Sheriff dhe Odette Giuffrida, shkruan lajmi.

Paraprakisht, Majlinda mposhti garueset Fofana (Bregu i Fildishtë), Kazyulina (Kazakistan), Park (Kore e Jugut) me ippon.

Komento: