Majlinda merr dhuratën më të bukur për festat e fundvitit

14:34 | 20 Dhjetor 2018

Majlinda Zeka u bë e njohur për publikun si e dashura e reperit kosovar, Majk.

Nga kjo lidhje, Majlinda dhe Majku kanë një djalë të quajtur Roan, por i cili fatkeqsisht rritet me prindërit e ndarë, shkruan ORAinfo.

E pas ndarjes së tyre, djali po qëndron me nënën, por që ditëve të fundit patëm një përplasje në rrjetet sociale mes Majlindës e Majkut.

Por, kjo duket se nuk e ka penguar Majlindën që të vazhdojë jetën si më së miri.

Sot ajo ka publikuar një kalendar të vitit 2019, i cili është me foton e Roanit.

Kjo duhet të ketë qenë dhurata më e bukur për Majlindën./ORAinfo/

Komento: