Maldini dhe Boban nisin sulmin, po e sjellin Granit Xhakën në San Siro

13:39 | 14 Nëntor 2019

Milan janë të interesuar të nënshkruajnë me mesfushorin e Arsenalit, Granit Xhaka.

Sunderlandecho raporton sot se Xhaka pritet t’i bashkohet gjigantit italian qysh në janar, përcjell ORAinfo.

Lojtari kosovar me nënshtetësi zvicerane kohëve të fundit ka prishtur raportet me tifozët e Arsenal, ku ju mor shiriti i kapitenit, pasi tregoi zemërim pas reagimit të tifozëve për zëvendësimin e tij.

Prandaj, sipas raportit të fundit, Xhaka po kërkon të largohet nga klubi me qendër në Londër qysh në janar.

E Milan janë të gatshëm të përfitojnë dhe mezi pret që ta sjellin 27-vjeçarin në San Siro. /ORAinfo/

Komento: