Maldini i bije pishman që nuk e transferoi yllin e madh

11:42 | 18 Shtator 2019

Hirving Lozano, mund të ishte lojtar i Milanit.

Drejtori teknik i AC Milan, Paolo Maldini, ka zbuluar se kuqezinjtë u përpoqën të nënshkruanin Hirving Lozano nga PSV gjatë verës, por dështuan në përpjekjet e tyre, përcjell ORAinfo.

“Ne e shikuam atë dhe vendosëm ta blenim atë,” i tha Maldini TUDN. “Ne biseduam me agjentin e tij [Mino Raiola] por në fund pati një problem lidhur me atë se ku do të luante në fushë.

“Vitin e kaluar ne luajtëm në 4-3-3, i cili do të ishte i përsosur për të, por tani luajmë në një mënyrë tjetër.

“Ai ishte një opsion për ne por ai mori vendimin për të shkuar në një klub tjetër të madh si Napoli. Gjithashtu, fakti që [Carlo] Ancelotti – i cili është mjeshtër – është atje do ta ndihmojë atë të luajë në pozicionin e tij më të mirë dhe më të natyrshëm ”, ka zbuluar Maldini./ORAinfo/

Komento: