
Milani e ka nisur keq sezonin e ri. Nga 14 ndeshje, aktualisht gjendet në vendin e 11-të me 17 pikë.
Mirëpo drejtuesit e Milan po paralajmërojnë për rikthimin e Milanit të madh.
Në një intervistë për Sportweek drejtori teknik i kuqezinjve Paolo Maldini ka folur për situatën aktuale në klub.
Ai beson se Milan do të rikthehet atje ku ishte dikur, përcjell ORAinfo.
“AC Milan gjithmonë është konsideruar një ekip teknik që dëshiron të ofrojë futboll cilësor. Kjo kompani është pasion, elegancë dhe ambicie. Ne kemi rënë disa herë, duke u ngritur gjithnjë përsëri. Do të jetë kështu edhe tani”, deklaroi ai.
Të dielën në mbrëmje Milan do të luaj me Bolonjën, me shpresën se do të vazhdojë me fitore.
Një fitore e mundshme e Milan do të ishte një pikë shprese për rikthim në katërshen e parë e cila pozitë dërgon në Ligën e Kampionëve. /ORAinfo/