Maldini jep lajmin e papritur

19:13 | 15 Dhjetor 2019

AC Milan, ka akoma dyshime në lidhje me kthimin e Zlatan Ibrahimovic, praandaj ata janë në treg për të paktën dy lojtarë të tjerë.

Kuqezinjtë në dukje e kanë bërë Ibrahimoviç shënjestrën e tyre kryesore për dritaren e janarit, me 38-vjeçarin tani një agjent të lirë që ka lënë klubin e mëparshëm LA Galaxy,përcjell ORAinfo.

Sidoqoftë, Paolo Maldini pranoi përpara ndeshjes së së Dielës kundër Sassuolo se situata po bëhet më e vështirë pasi kalon koha, duke sugjeruar që alternativat mund të duhen parë.

Maldini ka konfirmuar sinjalet se marrëveshja e Ibrahomovic është shumë larg.

Milani ka filluar të ketë disa dyshime, dhe se kthimi i sulmuesit nuk është aspak aq i lehtë sa më parë.

Përveç kësaj edhe pse, Milani po kërkon gjithashtu një mbrojtës dhe ndoshta një mesfushor./ORAinfo/

Komento: