Maldini po e bën shkëmbimin e madh

21:07 | 21 Janar 2022

Maldini anashkalon Interin dhe Juventusin: Gati shkëmbimi për yllin e Serie A.

AC Milan ka gati planin për të lënë anash plotësisht interesimin e madh të Interit dhe Juventusit për njërin ndër emrat më premtues në Serie A.

Jemi në muajin janar mirëpo qysh prej tani po bëhen gati emrat e mëdhenj që mund të transferohet gjatë verës.

Milan ka probleme në mbrojtjes por një gjë e tillë nuk po e ndalon Maldinin dhe Massaran që të mendojnë edhe për blerje në reparte të tjera.

Fjala është për Davide Frattesin, mesfushorin 22 vjeçar të Sassuolos i cili po shkëlqen në Apenine.

Ish futbollisti i Romës ka përfunduar në radarët e pothuajse të gjitha skuadrave të mëdha italiane.

Vlera e tij sillet diku tek 25 milionë eurot dhe Rossonerët kanë një plan për ta bindur Sassuolon për ta lënë atë të lirë.

Në bisedime pritet të përfshihet njëri nga emrat e rinj, Gabbia ose Colombo, marrëveshje kjo që i përshtatet edhe Sassuolos.

Një ide e tillë pritet që të bëhet konkrete gjatë javëve të ardhshme ku Frattesi pritet ti bashkohet Tonalit në mesfushë, duke krijuar një dyshe të frikshme italiane.

Komento: