Manchester City ka identifikuar ‘Kylian Mbappen e ri’ në Rumani.
Florinel Coman, anëtar i FCSB është lojtari që po lidhet me një kalim të mundshëm tek Manchester City.
Trajneri i FCSB, Bogdan Vintila, ka thënë se ai pret që të fitojnë 30 milionë euro dhe një 30 për qindësh nga transferimi potencial i Coman.
Coman së fundmi ka fituar edhe ftesën e parë me kombëtaren e Rumanisë, dhe ka shënuar gjashtë gola në 18 paraqitje këtë sezon.
“Ka pasur diskutime me disa njerëz për Coman. Ishin rreth blerjes së Coman nga City” ka thënë Vintila për ‘DigiSport’, transmeton lajmi.net.
“Çdo gjë është e mundur. Coman ka kualitet. Ai mund të shkojë tek City. Them se mund të lulëzojë atje. Skuadra ndihmon” shtoi tutje trajneri.
Mbetet të shihet nëse Manchester City do të shpenzojë për të siguruar shërbimet e Florinel Coman.