Man City vihet pas yllit të Barcelonës

17:55 | 05 Dhjetor 2019

Manchester City është i gatshëm të paguajë shërbimet e Ousmane Dembele.

‘Citizens’ janë të interesuar që të sigurojnë shërbimet e yllit të Barcelonës, për të përforcuar krahët ofensivë.

‘El Desmarque’ shkruan se zyrtarë të Manchester City janë takuar me përfaqësues të Ousmane Dembele, transmeton lajmi.

Reprezentuesi francez është lidhur me një largim nga ‘Camp Nou’ për tash e disa kohë, me PSG dhe Chelsea si destinacione të mundshme.

Mbetet të shihet se cila do të jetë e ardhmja e lojtarit. Francezi është shprehur se dëshiron të garojë për vendin e tij në formacionin katalan.

Komento: