Man Utd me dy transferime ‘bombastike’

10:16 | 27 Tetor 2019

Gjiganti i Premierligës po bëhet gati për dy super-transferime.

Manchester United mund të dridh merkaton e janarit me dy transferime të mëdha.

Ed Wooward duket se ka dhënë dritën e gjelbër për skuadrën e Manchester United, për dy lëvizje të mëdha në janar, që do të preknin shifrën e 125 milionë funteve.

Siç raportohet nga ‘Mirror’, mesfushori i Bayer Leverkusen, Kai Havertz, si dhe ylli i Bayern Munich, Thomas Muller janë objektivët e Man United, transmeton lajmi.

United thuhet të ketë dërguar skautët në Gjermani gjatë ditës së djeshme, për të parë nga afër 20 vjeçarin e Leverkusen.

Përfaqësues të United kishte edhe në ‘Allianz Arena’, për të parë Thomas Muller në ndeshjen kundër Union Berlin.

Komento: