Man Utd po e blen sheiku i njohur, kështu duket formacioni me gjashtë transferime

22:15 | 21 Tetor 2019

Manchester United thuhet e mund të ndryshojë pronar në fund të këtij sezoni.

Sipas SunSport, klubi që udhëhiqet nga familja Glazers mund të kalojë në pronësi të princit Mohammad Bin Salman nga Arabia Saudite.

Tifozët e Newcastles ishin duke ëndërruar në fillim të këtij vitit se pronari i tyre aktual Mike Ashley do të largohej dhe do t’i lëshonte vendin një sheikut, mirëpo një gjë e tillë nuk ndodhi.

Pronarët e Manchester United

Një situatë e njëjtë thuhet se do të mund t’i ndodhë edhe sheikëve nga Arabia Saudite, të cilët thuhet se janë mjaftë të interesuar në blerjen e të gjitha aksioneve të Unitedit.

Nëse Bin Salman arrin ta mbyll blerjen e klubit anglez, atëherë formacioni i Djajve të Kuq nga sezoni i ri do të ndryshohej rrënjësit.

Sipas mediumit anglez, United do t’i transferonte në Old Trafford lojtarë si, Ben Chilwell, Kalidou Koulibaly, Toni Kroos, James Maddison, Jadon Sancho dhe Timo Werner.

Manchester Unitedi thuhet se mund të shitet për një shumë rreth 3.4 miliardë euro te princi nga Arabia Saudite, por ende nuk ka diçka konkrete.

Komento: