Man Utd po shet dy yjet kyç të skuadrës

18:55 | 19 Dhjetor 2019

Dy yjet e mëdha të Manchester Unitet priten të largohen nga klubi.

Kapiteni i Manchester United, Ashley Young mund të largohet nga Old Trafford qysh në muajin tjetër.

Young u rikthye në formacion kundër Colchester United në Carabao Cup të mërkurën në mbrëmje, por minutat e tij janë kufizuar pas nënshkrimit veror të Aaron Ëan-Bissaka dhe shfaqja e të riut Brandon Williams.

34-vjeçari është në vitin e fundit të kontratës së tij dhe pritet të largohet gjatë verës, por mund ta bëjë më shpejtë se sa është pritur – në muajin janar, transmeton lajmi.

Lojtari tjetër është Nemanja Matic që po kërkon gjithashtu të largohet nga Old Trafford por nuk ka pasur asnjë kontakt të drejtpërdrejtë me Interin, pavarësisht spekulimeve për një transferim në Serie A.

United ka shpresë për të nënshkruar me një mesfushor defanziv muajin tjetër, si dhe për të arritur një marrëveshje për sulmuesin e Red Bull Salzburgut, Erling Haaland.

Komento: