Man Utd po synon të transferojë yllin nga Bundesliga.
Borussia Dortmund ka konfirmuar që Manchester United ka mbajtur një takim në lidhje me nënshkrimin e Jadon Sancho në mars.
Anësori i Anglisë, i cili shënoi dy herë të martën në mbrëmje kur skuadra e Gareth Southgate mposhti 5-3 Kosovën, u identifikua si një objektiv për ‘Djajtë e Kuq’ përpara verës.
Drejtori sportiv i Dortmundit Michael Zorc ka konfirmuar tani se ka pasur një takim të zhvilluar me drejtorët e United si pjesë e serisë dokumentare ‘Inside Borussia Dortmund’ në Amazon, transmeton lajmi.
Episodi i tretë i kësaj serie përfshin një bisedë midis Zorcit, Matthias Sammer, Sebastian Kehl dhe presidentit të Dortmundit Hans-Joachim Ëatzke.
Zorc sqaron se kishte bisedime për një transferim të mundshëm por insiston që Sancho nuk kishte ndërmend të largohet nga Gjermania gjatë verës.