Man Utd zyrtarizon transferimin e Bruno Fernandes

18:09 | 30 Janar 2020

Manchester United ka zyrtarizuar transferimin e Bruno Fernandes.

Skuadra angleze, Manchester United ka kompletuar transferimin Bruno Fernandes nga Sporting Lisbona, shkruan lajmi.

Lajmin për zyrtarizimin e transferimit e ka bërë të ditur faqja zyrtare e Man United, në ‘Twitter’.

United është në ndjekje të lojtarit portugez qysh nga merkatoja e verës së kaluar, kur dështonte finalizimi i marrëveshjes.

Portugezi ka nënshkruar kontratë për pesë vite e gjysmë e cila do ta mbajë atë në ‘Old Trafford’ deri në vitin 2025.

Çmimi i paguar për kartonin e lojtarit nuk është zbuluar akoma.

Komento: