Manchester City merr një ‘goditje’ të madhe nga Interi

12:30 | 09 Shtator 2019

Skuadra e Interit ka ‘goditur’ Man Cityn.

Interi ia ka bërë me dije Manchester City ta harrojë mbrojtësin Milan Skriniar, duke këmbëngulur se sllovaku nuk është në shitje.

Mediat angleze raportuan në fundjavë se City e ka zgjedhur mbrojtësin zikaltër për ta përforcuar mbrojtjen në janar.

Kjo për shkak se me largimin e Vincent Company dhe lëndimin e rëndë të Laporte, Pep Guardiola ka mbetur me pak alternativa në vijën e fundit.

Megjithatë, çmimi prej 60 milionë euro nuk do të jetë i mjaftueshëm për ta larguar Skriniarin nga San Siro midis sezonit aktual.

Sipas Tuttosport, trajneri Antonio Conte nuk lejon që Skriniar të jetë në tregun e transferimeve, sidomos jo në janar.

Komento: