
Lajm i keq për tifozët e Manchester Cityt.
Ylli anglez po konsiderohet si një nga lojtarët më të mirë në botë, anash Cristiano Ronaldo e Lionel Messi, por ai është kthyer në një problem për skuadrën e tij.
Sterling ka edhe 18 muaj kontratë të vlefshme me ‘Citizens’, dhe akoma nuk ka vënë firmën e tij për rinovimin e kësaj kontrate.
Sipas raportimeve të ‘The Sun’, lojtari nuk do të rinovojë kontratën, nëse Pep Guardiola nuk arrin marrëveshje afatgjate me klubin, transmeton lajmi.net.
Nën urdhrat e Guardiola, Sterling është kthyer në një prej lojtarëve më të rrezikshëm në fazën ofensive.
Nëse Pep Guardiola largohet nga Manchester City, atëherë 24 vjeçari do ta ndjek atë dhe të larohet nga ‘Etihad Stadium’.
