Manchester Uinited hap ‘thesin me para’ për sulmuesin e njohur

10:10 | 01 Nëntor 2019

Manchester Uinited kërkon sulmuesin që kushton 100 milionë euro.

Lautaro Martinez po kalon momente të mira te Inter këtë sezon, dhe interesimi i skuadrave të mëdha për shërbimet e tij, po vazhdon të rritet.

Pas Barcelonës, është tani Manchester United që është vënë pas sulmuesit argjentinas.

Martinez konsiderohet një opsion i mirë nga Ole Gunnar Solskjaer për fazën e sulmit, pasi e sheh të vështirë rrugën për të arritur deri te Harry Kane dhe Kylian Mbappe.

Megjithatë, as transferimi i Lautaros nuk do të jetë i lehtë për ‘Djajtë e Kuq’.

Transferimi i 22 vjeçarit do t’i kushtojë Manchester United deri në 100 milionë euro.

Komento: