Manchester United, arrin marrëveshje me super-lojtarin

19:03 | 25 Tetor 2019

Manchester United, ka nënshkruar anësorin e ri, Mateo Mejia nga Real Zaragoza në një marrëveshje me vlerë rreth 150 mijë €, thonë mediat.

El Periodico de Aragon thonë se Mejia në të vërtetë stërvitet me United që nga vera dhe arsyeja e vetme pse nuk ka debutuar është për shkak të vuajtjes së dy dëmtimeve të kyçit të këmbës,përcjell ORAinfo.

16-vjeçari thuhet se ka qenë një nga yjet në rritje të futbollit spanjoll dhe ai shënoi 60 gola shkatërrues për ekipin e të rinjve Zaragoza sezonin e kaluar./ORAinfo/

Komento: