Manchester United bën gati 30 milionë për yllin e madh

11:47 | 15 Dhjetor 2019

Manchester United po planifikon t‘i bëjë disa super-transferime në janar.

Skuadra nga Premierliga do të synojë të përforcojë skuadrën, sidomos në repartin e mesfushës, dhe tashmë ka gati edhe një emër.

Anëtari i Serie A, i cili aktualisht luan si i huazuar tek Parma, Dejan Kulusevski, është lojtari në listën e dëshirave të Man Utd.

Manchester United raportohet të ketë përgatitur një ofertë prej 30 milionë eurove për reprezentuesin e Suedisë, transmeton lajmi.net.

Në garë për shërbimet e lojtarit është edhe skuadra e Inter, e cila shihet si favorite për të siguruar nënshkrimin e tij.

Kartoni i Dejan Kulusevski i takon skuadrës së Atalanta. Mbetet të shihet se kush do të arrijë marrëveshje për nënshkrimin e tij.

Komento: