Manchester United – Dembele, vjen lajmi i papritur nga Anglia

19:05 | 05 Janar 2022

Man Utd rivalizon dy klubet angleze për Dembelen

Manchester United është duke garuar me Liverpool dhe Newcastle United për të nënshkruar me sulmuesin e Barcelonës, Ousmane Dembele.

Francezit i skadon kontrata në verë dhe Barcelona raportohet se nuk është duke arritur të paguajë kërkesat e larta të lojtarit.

Siç raportohet Dembele ka kërkuar 50 milionë euro për vit, gjë që Barcelona assesi nuk mundet ta paguajë.

Nga kjo situatë, është duke provuar të përfitojë Man United që e pëlqejnë lojtarin dhe sipas “Mirror”, Liverpool dhe Newcastle gjithashtu janë në garë.

Dembele mund të largohet këtë muaj nga Barcelona, të cilët preferojnë shitjen në mënyrë që të mos e humbasin si agjent i lirë në verë.

24-vjeçari ka bërë vetëm tetë paraqitje këtë edicion, duke vuajtur sërish nga lëndimet, kurse momentalisht është duke u shëruar nga pushimi dimëror.

Komento: