Manchester United dhe Arsenali janë vënë pas yllin të madh.
Mesfushori i Atalanta ka përfunduar në radarin e dy gjigantëve të Serie A.
Manchester United dhe Arsenal janë vënë në kërkim të shërbimeve të yllit të Serie A, Dejan Kulusevski, raporton ‘The Sun’.
Kulusevski është në listën e dëshirave të këtyre dy skuadrave, para merkatos së janarit, ku synohet të finalizohet një marrëveshje për të.
Suedezi, i cili aktualisht luan si i huazuar tek Parma, vlerësohet me një çmim prej 40 milionë funteve.
Kulusevski ka kontribuuar në tri gola dhe pesë asistime në 15 ndeshje të Serie A këtë edicion, me fanellën e Parma.