Manchester United ‘hap kuletën’, në janar i transferon 6 lojtarë

15:13 | 17 Tetor 2019

Manchester United synon t’i bëjë disa blerje gjatë afatit të janarit.

“Djajtë e Kuq” e kanë nisur njërin prej sezoneve më të dobët në histori të klubit. Ata planifikojnë t’i transferojnë në janar dy sulmues, dy mesfushorë qendrorë, një qendërmbrojtës dhe një mbrojtës të majtë

Manchester Unitedi e ka nisur njërin prej sezoneve më të dobëta në histori të klubit, shkruan Gazeta Express.

“Djajtë e Kuq” gjenden në pozitën e 12-të në tabelën e Premierligës dhe këtë fundjavë i pret super-sfida ndaj Liverpoolit.

Për të dalë nga kjo situatë aspak e lakmueshme, klubi anglez po planifikon të bëjë përforcime të mëdha në afatin kalimtar të janarit.

Sipas “Daily Mail”, klubi nga “Old Trafford” synon t’i bëjë gjashtë përforcime gjatë janarit.

Ata po planifikojnë t’i transferojnë dy sulmues, dy mesfushorë qendrorë, një qendërmbrojtës dhe një mbrojtës të majtë.

Sulmuesit që mund të përfundojnë në “Teatrin e Ëndrrave” janë Mario Mandzukic i Juventusit e Moussa Dembele i Lyonit.

Në mesfushë pëlqehen Saul Niguez i Atletico Madridit dhe James Maddison i Leicester Cityt, pasi e ardhmja e Paul Pogbas mbetet e paqartë.

United po kalon momente të errëta viteve të fundit, mbi të gjitha pas largimit të trajnerit legjendar, Sir Alex Ferguson.

Komento: