Manchester United po e ‘rrëmben’ yllin e kërkuar nga shumë skuadra të mëdha

21:06 | 21 Nëntor 2019

Duket se Manchesteri do të bëjë transferime të mëdha.

“Djajtë e Kuq” e kanë prioritet përforcimin në fazën e sulmit gjatë afatit kalimtar të janarit

Manchester United e ka prioritet përforcimin në fazën e sulmit gjatë afatit kalimtar të janarit.

“Djajtë e Kuq” po hasin në vështirësi që të vijnë deri tek goli këtë sezon dhe e shohin të domosdoshëm transferimin e së paku një golashënuesi.

Sipas mediumit “ESPN”, gjiganti anglez i ka hedhur sytë kah Italia.

Krahas Edin Dzekos së Romës, klubi nga “Old Traffordi” e do edhe sulmuesin e Juventusit, Mario Mandzukic.

Kroati është i pakënaqur në Torino pasi nuk po ka hapësira të mjaftueshme, prandaj një transferim në “Teatrin e Ëndrrave” mund të jetë i pëlqyeshëm për të.

Komento: