Manchesteri e Interi pas yllit të Bayern Muencheni

20:20 | 24 Tetor 2019

Manchesteri e Interi insistojnë për Muellerin.

Skuadrat Manchester United dhe Interi janë futur në garë për shërbimet e Thomas Mueller, i cili këtë edicion ka humbur vendin e titullarit te Bayern Muencheni, përcjell “AFP” të enjten.

Mueller 30-vjeçar, këtë edicion më shumë ka qenë rezervist i Philippe Coutinhos, të cilin trajneri Niko Kovaq po e preferon në fazën ofensive.

Te Manchesteri dhe Interi po e shohin Muellerin si përforcim të duhur, pasi është raportuar se gjermani ka kërkuar largimin nga Bayerni gjatë afatit kalimtar të janarit.

Mueller këtë edicion ka realizuar një gol dhe ka asistuar gjashtë herë në 12 ndeshje në të gjitha garat. Ai është pjesë e ekipit të parë të Bayernit prej edicionit 2009/10 dhe ka kontratë me bavarezët deri në verën e vitit 2021.

Komento: