Mandzukic e do kalimin te Milani

11:56 | 19 Dhjetor 2019

Milan ka krijuar kontakte të reja me Juventusin mbi mundësinë e nënshkrimit të Mario Mandzukic.

Kuqezinjtë duket se janë të vendosur të nënshkruajnë me një sulmues muajin tjetër për të ndihmuar një grup që ka shënuar vetëm 16 gola gjatë 16 raundeve të para të sezonit.

Edhe pse Zlatan Ibrahimoviç është zgjedhja e parë, raporte të shumta sugjerojnë që Mandzukic mund të paraqiste një alternative të vlefshme, dhe TMW raportoi të mërkurën se kroati do të pranonte një transferim në Milano ose Borussia Dortmund duke refuzuar disa oferta të tjera, përcjell ORAinfo.

Siç është raportuar nga Tuttosport, në orët e kaluara Milani do të zhvillonte bisedime të freskëta me Juventusin për mundësinë e nënshkrimit të qendërsulmuesit 33-vjeçar.

Sidoqoftë, gazeta vëren se operacioni mbetet i vështirë për tu arritur – me gjasë për shkak të pagës së lartë që ai fiton aktualisht – por që Rossonerët janë forcuar nga fakti se Manchester United duket se ka vendosur të përqendrohet në objektiva të tjerë. /ORAinfo/

Komento: