Mandzukic- Juventus, vjen lajmi i fundit – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Mandzukic- Juventus, vjen lajmi i fundit

13:03 | 05 Shtator 2019

Vijnë 3 oferta të majme nga Katari për Mario Mandzukic.

Merkatoja e pesë ligave të mëdha të Europës është mbyllur, por ka ende vende si Portugalia, Rusia apo edhe shtetet aziatike, të cilat mund të vazhdojnë të bëjnë blerje.

Dhe lojtarë të kalibrit të Mario Mandzukic do të ishin të mirëpritur kudo, aq më shumë në Katar, ku futbolli është ende në fazë evoluimi.

Ashtu siç raporton “TuttoSport”, sulmuesi kroat i Juves ka marrë ditën e djeshme tri oferta nga tri skuadra të ndryshme të Katarit, të cilat janë gati ta mbulojnë me miliona numrin 17 bardhezi.

Ky sulm ka mbërritur menjëherë pas lajmit se Mandzukic u la jashtë listës Champions, ndaj ekipe si Al-Sad, Al-Duhail dhe Al-Ahli i kanë ofruar 10 milionë euro në sezon për tri vitet e ardhshme 33-vjeçarit, i cili për momentin nuk ka zgjedhur që të japë asnjë përgjigje ndaj skuadrave të interesuara.

Komento: