Mane zbulon lojtarin e tij të preferuar

16:25 | 30 Tetor 2019

Mane ka treguar lojtarin e tij të preferuar.

Sulmuesi i Liverpool-it, Sadio Mane tha se El-Hadji Diouf është inspirim për të. Futbollisti senegalez për momentin është në formë të shkëlqyer dhe këtë gjë po e dëshmon në çdo ndeshje.

Ai ka thënë se Diouf mbetet inspirimi i tij, pasi është një ndër lojtarët që i ka pëlqyer më së shumti. “Më kujtohet, kur isha në fshat duke jetuar me prindërit dhe e shikoja atë.

Është një ndër njerëzit që më ka inspiruar më së shumti për t’u bërë futbollist. Ai është një nga lojtarët e mi të preferuar”, deklaroi ai. Këtë sezon Mane në Premier Ligë ka shënuar 5 gola dhe ka bërë një asistim.

Komento: