Marcelo i lënduar, do të mungojë kundër PSG-së, ka diҫka për të thënë

23:27 | 16 Shtator 2019

Ylli i Realit është i lënduar.

Marcelo do të mungojë të mërkurën kundër PSG-së, të shtunën kundër Sevillës dhe me shumë mundësi me 25 shtator kundër Osasunës – ndoshta edhe më gjatë.

Lëndimi i Marcelonës nuk është i lehtë.

Braziliani, që lëndoi qafën në fitoren 3-2 kundër Levantes, ka dhënë sinjale se do të mungojë disa ndeshje për Realin.

Marcelo, gjatë lëndimit në “Santiago Bernabeu” në fitoren 3-2 të Realit kundër Levantes.

Ai s’do të jetë të mërkurën në “Parc des Princes” për t’u përballur me PSG-në.

“I trishtuar që s’mund të luaj për një kohë me Realin. Do të kthehem më i fort”, ka shkruar ai në rrjetet sociale.

Komento: