Marrëveshja afër finalizimit, Granit Xhaka po transferohet të gjiganti nga Serie A

22:14 | 15 Korrik 2021

AC Roma pranë finalizimit të marrëveshjes për Granit Xhakën

Skuadra e Romës është në detajet e fundit të marrëveshjes me Arsenalin për transferimin e mesfushorit kosovar Granit Xhaka, ka raportuar “Football-Italia” të enjten.

Transferimi i Xhakës do t’i kushtojë Romës 15 milionë euro plus bonuset, që në total i bie 17.5 milionë euro.

Madje, thuhet se Xhaka tashmë ka pranuar transferimin te Roma dhe është i gatshëm t’i ndërpresë pushimet e verës në mënyrë që t’i bashkohet ekipit italian në fazën përgatitore para fillimit të sezonit të ri.

Ai tashmë është pajtuar me kontratë katërvjeçare dhe pagë vjetore 2.5 milionë euro te Roma.

Është trajneri i Romës, Jose Mourinho që po insiston me çdo kusht në transferimin e Xhakës, të cilin e sheh si përforcim ideal për sezonin e ri.

Xhaka 28-vjeçar ka kontratë deri në vitin 2023 me Arsenalin, ekip të cilit iu bashkua në vitin 2016 nga Borussia Moenchengladbachu.

Komento: