Martinez tregon se ku dështoi Inter – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Martinez tregon se ku dështoi Inter

23:59 | 05 Nëntor 2019

Inter ka pësuar një humbje të papritur.

Lautaro Martinez ishte një nga lojtarët që kishte guximin të dilte përpara gazetarëve pas humbjes së Interit me Borussia Dortmund.

“Luajtëm shumë mirë në pjesën e parë, por ishim një ekip komplet ndryshe në të dytën. Mbase kemi treguar mungesë maturie teksa kemi ndryshuar shumë pas pushimit.

Nuk erdhi prej lodhjes fizike, ishte mungesë përqendrimi dhe ulje e intensitetit më shumë se çdo gjë tjetër. Ishim në avantazh 2-0, nuk mund ta humbasim. Janë gjëra që ndodhin.

Duhet të tregohemi më të pjekur në këto nivele. Nuk i kemi humbur shpresat e kualifikimit, mund t’ia dalim.”

Komento: