MASHTI ka në plan futjen në provim shtetëror mësimdhënësit fillestar – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

MASHTI ka në plan futjen në provim shtetëror mësimdhënësit fillestar

23:47 | 04 Maj 2021

Pupovci ka theksuar se mësimdhënësit të cilët tashmë janë në system

Dukagjin Pupovci, zëvendësministër i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, ka bërë të ditur se ky dikaster ka në plan që të fillojë zbatimin e Ligjit për profesionet e rregulluara, që parasheh një lloj provimi shtetëror për mësimdhënësit fillestar.

Pupovci ka theksuar se mësimdhënësit të cilët tashmë janë në sistem nuk do t’i nënshtrohen këtij provimi.

“Kemi po ashtu në plan që të fillojmë zbatimin e ligjit për profesionet e rregulluara i cili parasheh një lloj provimi shtetëror për mësimdhënësit fillestarë të cilët e përfundojnë fakultetin. Ky mund të jetë testim i mësimdhënësve por besoj se nuk do të keqkuptohet sepse faktikisht ka të bëjë me ata që e përfundojnë fakultetin dhe hynë për herë të parë në profesion”, tha Pupovci në RTV21.

“Sikurse juristët që i nënshtrohen provimit të jurisprudencës, sikur mjekët kur e marrin licencën por ajo ndodh vetëm një herë. Thotë ligji që ata të cilët tashmë janë në sistem nuk i nënshtrohen këtij procesi. Vetëm të rinjt”, sqaroi ai.

Komento: