Matoshi për Kurtin: Nuk e ka ndërmend me nda pushtetin ekzekutiv, thotë në zgjedhje jam i pari

22:35 | 08 Korrik 2026
matoshi-per-kurtin:-nuk-e-ka-ndermend-me-nda-pushtetin-ekzekutiv,-thote-ne-zgjedhje-jam-i-pari

Publicisti Halil Matoshi ka deklaruar se pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i ka numrat për ta konstituuar Kuvendin dhe për ta formuar Qeverinë.

Sipas tij,  Kurti nuk synon ta ndajë pushtetin ekzekutiv, pasi e konsideron fitoren si mandat për të qeverisur i vetëm.

“Z. Kurti e ka fuqinë me kriju vetë, me ba konstituimin e Kuvendit dhe me kriju Qeverinë vet. Do të thotë, z. Kurti nuk e ka syrin me nda pushtetin ekzekutiv, sepse po thotë: ‘Fitorja është e imja, jam i pari në zgjedhje’. Por presidenti është i të gjithëve dhe, pa marrëveshje politike, nuk mund t’i përfshijë të gjithë”, tha Matoshi.

Komento: