Mbappe në Barcelonë?

10:04 | 12 Tetor 2019

Mbappe është futbollisti për të cilin është i interesuar Barcelona.

Barcelona është duke kërkuar sulmues, për të zëvendësuar Luis Suarezin, i cili mund të jetë duke luajtur sezonin e fundit në “Camp Nou”, sipas “Mundo Deportivo”.

Objektivi i Barçës është sulmuesi i Paris Saint Germain, Kylian Mbappe, dhe i dyti ai i Tottenham, Harry Kane – që të dy gjithashtu monitorohen edhe nga Real Madridi.

Roberto Firmino është një tjetër alternativ, derisa ka zëra edhe për opsione si Lautaro Martinez i Inter dhe Marcus Rashford i Manchester United.

Komento: