Mbappe nuk është normal, shënon golin me të bukur në karrierë

09:55 | 05 Dhjetor 2019

Është ndër lojtarët me të mirë në botë.

Kylian Mbappe përfundoi me sukses dhe guxim një aksion ndaj Nantesit duke shënuar një gol të bukur me thembër për t’i dhënë përsinë Paris Saint-Germain në Parc des Princes.

Superylli 20-vjeçar i PSG-së ka qenë në formë të shkëlqyeshme duke shënyuar tashmë më shumë se dhjetë gola këtë sezon.

Kampionët aktual francezë arritën të thyejnë bllokimin kundër Nantes herët në pjesën e dytë pikërisht falë talentit francez.

PSG filloi një kundërsulm të shpejt dhe ishte Angel Di Maria që bëri një asistim të shkëlqyer nga e djathta.

Asistimi i tij nuk shkoi huq pasi Mbappe shënoi një supergol me thembër duke e vendosur topin pas shpinës së Alban Lafont.

Komento: