Mbeten vetëm testet mjekësore, yllit i madh po transferohet te Barcelona

18:13 | 02 Janar 2022

Ferran Torres, do t’i nënshtrohet testeve mjekësore në Barcelonë përpara transferimit të tij prej 55 milionë eurosh nga Manchester City, konfirmon GOAL.

Qëndrimi 16-mujor i Torres në Eithad Stadium po i afrohet fundit, pasi GOAL zbuloi javën e kaluar se City kishte arritur një marrëveshje me Barçën për një transferim të përhershëm,përcjell ORAinfo.

Reprezentuesi spanjoll është gati të nënshkruajë një kontratë afatgjatë në Camp Nou pasi vendosi të kthehet në atdheun e tij, ku fillimisht filloi karrierën e tij në Valencia./ORAinfo/

Komento: