Mbi 60 përqind e popullatës së Kosovës janë vaksinuar me dy doza

21:43 | 12 Dhjetor 2021

Vaksinimi po vazhdon në vendin tonë.

Qeveria e Republikës së Kosovës ka publikuar numrat e personave të vaksinuar me vaksinën anti-Covid.

Sipas qeverisë, në Kosovë janë vaksinuar me dy doza 60.01% e popullatës mbi 18 vjet. Ndërkohë 66% e popullatës janë vaksinuar së paku me një dozë.

Procesi i vaksinimit në Kosovë ka filluar më 30 mars të këtij viti. Së fundi, Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se do të fillojë edhe vaksinimi me dozën e tretë të vaksinës anti-Covid.

Komento: