Mbingarkohet Klinika Infektive në QKUK, ky është numri i rasteve aktive me koronavirus

21:27 | 21 Qershor 2020

Momentalisht në Kosovë janë 1086 raste aktive me koronavirus.

Koronavirusi mori edhe një jetë sot në Kosovë. Personi i cili ndërroi jetë është një 53 vjeçar nga Rahoveci.

Ai nga dita e premte ishte duke u trajtuar në mjekimin intensiv. Ky është personi i 36 që vdiq nga Covid-19 në Kosovë që nga fillimi i pandemisë.

Krahas kësaj shifre, edhe numri i pacientëve që po kërkojnë trajtim në Klinikën Infektive është rritur dukshëm, Klan Kosova.

Madje Klinika Infektive sipas drejtueses Lindita Ajazaj ka filluar të mbingarkohet, dhe është rritur fluksi i personave të cilët po kërkojnë ndihmë tek ambulanca për koronavirus.

Komento: