Mbrëmë është thyer shtëpia e yllit të Real Madridit, gruaja dhe vajza ishin brenda

13:29 | 29 Shtator 2019

Një ngjarje mjaftë e rëndë i ndodhi yllit të Realit.

Mbrëmë në Madrid është thyer shtëpia e mesfushorit të Real Madrid, Casemiro.

Hajdutë të armatosur janë futur mbrëmë në shtëpinë e yllit të Real Madrid, Casemiro, gjatë kohës kur po zhvillohej derbi i Madridit.

Braziliani 27 vjeçar është kthyer në shtëpi me nxitim, menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, pasi kuptoi lajmin e tmerrshëm.

Thuhet se gruaja me të voglën e Casemiro kanë qenë në shtëpi gjatë kohës kur është kryer ky sulm nga hajdutët.

Gruaja me vajzën e lojtarit ishin fshehur në katin e sipërm të shtëipsë, për t’i shpëtuar ndonjë plage të mundshme.

Komento: