Mbyllet pjesa e parë, Kosova me dy gola në epërsi ndaj Malit të Zi

21:38 | 14 Tetor 2019

Kosova mbyll pjesën e parë me dy gola epërsi ndaj Malit të Zi.

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes mes Kosovës e Malit të Zi.

Pas 45 minutave lojë, “Dardanët” po udhëheqin 2 me 0 me golat e Amir Rrahmanit dhe Vedat Muriqit.
Amir Rrahmani në minutën e 10’, i dha epërsinë e parë Kosovës.

Në minutën e 34’, Vedat Muriqi shënoi për 2:0, për të çuar në festë të madhe të gjithë të pranishmit në stadiumit ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.

Me rezultatin e kësaj fitoreje, Kosova numëron 11 pikë në grupin A, një më pak se Çekia e vendit të dytë, që ka 12 pikë.

Komento: