
Në edicionin special të emisionit sportiv në Kanal10, të ftuar janë figura diplomatike ndërkombëtare, përfshirë Shefin e Misionit të OSCE në Kosovë, Gerard McGurk, si dhe ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.
Gjatë emisionit u diskutua ndeshja dhe mungesa e kualifikimit të Kosovës në kampionatin botëror, duke reflektuar mbi emocionet dhe pritjet e tifozëve.
McGurk theksoi se atmosfera ishte “e jashtëzakonshme”, duke shtuar se njerëzit u ndjenë të zhgënjyer pas rezultatit, por se “herën tjetër me siguri do të ketë më shumë fat dhe sukses”, duke shprehur keqardhje për moskualifikimin e Kosovës.